5-vjeçari HERO shpëton vëllain nga uji i akullt, tani në "luftë" me jetën në spital!

Bota

5-vjeçari HERO shpëton vëllain nga uji i akullt, tani në

Një histori e fortë sakrifice dhe guximi vjen nga SHBA, ku një fëmijë vetëm 5 vjeç është kthyer në hero pasi shpëtoi jetën e vëllait të tij më të vogël. Ashkan Thibodeaux, i njohur si Ash, ishte duke luajtur pranë një përroi në Minnesota, kur vëllai i tij Wyatt ra papritur në ujërat e akullta.

Pa u menduar dy herë, vogëlushi u hodh menjëherë për ta shpëtuar, duke arritur ta nxjerrë në siguri. Por në përpjekje për të dalë vetë, ai mbeti i bllokuar në ujë dhe nuk arriti të shpëtonte. Ekipet e urgjencës ndërhynë me shpejtësi dhe e nxorën fëmijën pa ndjenja, ndërsa për më shumë se gjashtë orë iu krye reanimim për t’i shpëtuar jetën.

Ai u transportua me urgjencë në spital, ku u vendos në mbështetje jetike për më shumë se 24 orë, ndërsa mjekët luftuan për ta stabilizuar. Sipas familjes, gjendja e tij ka filluar të përmirësohet gradualisht, megjithëse rruga drejt rikuperimit mbetet e gjatë dhe e vështirë. Ai ka kaluar edhe ndërhyrje kirurgjikale për shkak të dëmtimeve të rënda që pësoi nga ekspozimi në ujërat e ftohta./gazetashqip

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion