22-vjeçari tentoi ta përdhunonte, publikohet videoja kur e reja ndiqet në hyrje të shtëpisë

Bota

22-vjeçari tentoi ta përdhunonte, publikohet videoja kur e reja

Një ngjarje e denoncuar gushtin e kaluar nga një 22-vjeçare në Neo Kosmos Greqi për të tentativë përdhunimi është rikthyer në qendër të vëmendjes në vendin fqinj.

Autoritetet kanë marrë një video të dorëzuar nga 22-vjeçarja dhe avokatët e saj të cilët e shoqëruan gjatë proçesit gjyqësor.

Sipas mediave greke, 22-vjeçarja ngriti padinë verën e kaluar ku sipas saj më 6 Gusht të 2020 ajo u sulmua në hyrje të shtëpisë së saj në zonën e Neo Kosmos.

Gruaja e re, siç pretendoi, kishte bërë një luftë të vërtetë me dhunuesin e saj i cili u përpoq të hiqte rrobat e saj, ajo arriti të hiqte maskën dhe të shihte fytyrën e tij ndërsa, siç thotë ajo, fytyra e autorit të krimit është regjistruar qartë në video.

Pas zbulimit të veprimit të 22-vjeçarit, viktima e identifikoi atë në departamentin e Nea Smyrni, ndërsa dosja e çështjes që iu ngarkua një prokurori u përcoll sot në Departamentin e Nea Smyrni në mënyrë që të hetonte krimin e përdhunimit në tentativë.

Pas procesit gjyqësor të vajzës që ishte paraqitur në mënyrë anonime dhe tani pas njohjes që u bë e personifikuar, hetimet e Policisë Greke krijuan të dhëna të reja në këtë çështje. Tani, cikli i sulmeve është hapur dhe çështje të tjera po hetohen me studentin e ri si autor. 22-vjeçari është lënë i lirë deri në seancën e rradhës e cila është lënë për në 14 Maj.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion