100 kg dro'gë, si u zbulua ngarkesa në operacionin ku u arrestuan 4 shqiptarë në aeroportin e Athinës?

Bota

100 kg dro'gë, si u zbulua ngarkesa në operacionin ku u arrestuan
Një operacion i përbashkët i Policisë Greke dhe agjentëve të DEA-s amerikane ka çuar në sekuestrimin e rreth 100 kilogramëve kokainë në aeroportin e Athinës.

Sipas informacioneve paraprake, gjatë operacionit të zhvilluar mbrëmjen e së mërkurës janë ndaluar 6 persona, ndërsa të paktën 4 prej tyre dyshohet se janë shtetas shqiptarë.

Lënda narkotike ishte fshehur në një ngarkesë me trëndafila të freskët, e cila kishte mbërritur në Greqi nga Kolumbia.

Autoritetet greke dhe amerikane kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aktivitetit të grupit kriminal. Sipas të dhënave paraprake, organizata mund të ketë edhe anëtarë të tjerë, të cilët ende nuk janë arrestuar.

Hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë, si dhe për zbardhjen e destinacionit final të sasisë së kokainës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion