Atentat shqiptarit në Greqi, 24-vjeçari qëllohet me armë zjarri në bark

Bota

Atentat shqiptarit në Greqi, 24-vjeçari qëllohet me armë

Një 24-vjeçar shqiptar në Selanik të Greqisë është qëlluar me armë zjarri në bark.

Sipas raportimeve nga mediet greke, autori ka ndjekur me motor 24-vjeçarin në rrugën “Egnatia” pranë Selanikut dhe e ka qëlluar pak para se të arrinin në rrugën me pagesë të Oreokastros.

I riu ka vazhduar të largohej, por më pas është rrëzuar. Shqiptari u dërgua i plagosur rëndë në spital.

Sipas medieve greke,  24-vjeçari është person me precedentët penal dhe i akuzuar për një sërë krimesh, si dhe ka vuajtur dënimin me burg për vjedhje.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion