Atentat për familjen e tij, një plumb depërtoi në xhamin e pasmë të makinës dhe vrau 3-vjeçarin

Bota

Atentat për familjen e tij, një plumb depërtoi në xhamin e

Detaje të reja dalin nga atentati në Greqi, ku një 3-vjeçar humbi jetën pasi u qëllua me plumb teksa ndodhej brenda mjetit. Sipas mediave greke, plumbi depërtoi në xhamin e pasmë të makinës dhe vrau 3-vjeçarin.


Mësohet se autorët, që dyshohet se janë të komunitetit rom, i kishin bërë pritë familjarëve të vogëlushit, i cili mbeti viktimë e ngjarjes së rëndë.

Kur kanë parë makinën e tyre duke kaluar aty pranë, autorët janë afruar dhe kanë qëlluar me breshëri plumbash.

Megjithatë, vetëm një plumb ka depërtuar në xhamin e pasëm të mjetit, duke rezultuar fatal për jetën e 3-vjeçarit.

Sipas Protothema.gr, më shumë se 20 gëzhoja janë gjetur në vendin e atentatit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion