Sulm me thikë në stacionin e metrosë në Francë, plagosen 4 persona
Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në stacionin e metrosë së qytetit të Lionit në Francë. Sipas mediave vendase një maroken ka qëlluar me thikë 4 persona, të cilët raportohet se janë jashtë rrezikut për jetën.
Duke u nisur nga të dhënat që vijnë nga autoritetet franceze, sulmi i ndodhur në metro nuk ka lidhje me një aktivitet terrorist, pasi marokeni i arrestuar dyshohet se është me probleme mendore.
Dëshmitarët që kanë qenë në vendin e ngjarjes shprehen se autori i dyshuar, në fillim kishte bërë sjellje të çuditshme, dhe se më pas ai kishte nxjerrë mjetin prerës “thikë”, teksa i’u është sulur personave të ndryshëm që kishte afër. Si pasojë e sulmit, janë plagosur 4 persona, ku dy prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë, pasi kanë marrë plagë në pjesën e barkut dhe të kraharorit, ndërsa 2 të tjerët kanë marrë gërvishtje të lehta në krah.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Gjithashtu, bëhet me dije se në gjendje të rënduar psikologjike është transportuar për t’i dhënë ndihmë mjekësore edhe një grua, e cila nuk është prekur nga sulmuesi, por ka pësuar “shok”, duke qenë e pranishme gjatë sulmit të ndodhur në metro.
Autoritetet franceze kanë arrestuar marokenin e dyshuar si autor të sulmit, ndërsa po merren masa për të parandaluar situata të tjera të ngjashme në vend.