Sulm me thikë në Bordo të Francës, një i vdekur dhe një i plagosur
Lajmifundit
/
11 Prill 2024, 16:18
Bota
Një burrë i armatosur në Bordo të Francës goditi me thikë për vdekje një person dhe plagosi një tjetër. Sulmuesi më pas u vra nga policia. Efektivët fillimisht nuk menduan se sulmi kishte lidhje me ndonjë akt terrorist, por hetimet po vazhdojnë.
Sulmi me thikë ndodhi pranë brigjeve të lumit Garonne në qytetin francez. Gjithashtu Franca po përgatitet të mirëpresë Lojërat Olimpike, por se situata e sigurisë nuk është ajo që dëshirohet.
Një ndeshje në futboll mes PSG dhe Barcelonës u mbajt nën masa të rrepta sigurie, pas një kërcënimi nga Shteti Islamik.