Viktima më e re është një 7 vjeçare, ja sa fëmijë janë vrarë gjatë protestave në Mianmar nga ushtria

Të paktën 43 fëmijë janë vrarë nga forcat e armatosura në Mianmar që nga grushti ushtarak i shkurtit, sipas organizatës së të drejtave ‘Save the Children’.
Organizata tha se vendi i Azisë Juglindore ndodhet në një “situatë makthi”, ku viktima më e re e vrarë është një vajzë 7-vjeçare, shkruan BBC.
Një grup monitorimi lokal ka raportuar numrin e përgjithshëm të të vdekurve në 536.
I dërguari i KB në Mianmar ka paralajmëruar rrezikun e një lufte civile ndërsa intensifikohet dhuna.
Trazirat në Mianmar filluan dy muaj më parë, kur ushtria mori kontrollin e vendit pas një zgjedhje të cilën partia Lidhja Kombëtare për Demokraci (NLD) e Aung San Suu Kyi fitoi me një rezultat të madh.


