Tërmet i fuqishëm në Tajvan, raportohen të lënduar

Bota

Tërmet i fuqishëm në Tajvan, raportohen të lënduar

Një tërmet me magnitudë 6.4 i shkallës Rihter ka goditur Tajvanin pak pas mesnatës të së martës, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në disa ndërtesa dhe duke plagosur të paktën 27 persona, sipas autoriteteve lokale.

Gjashtë nga të plagosurit, përfshirë një foshnjë një muajshe, u shpëtuan nga një shtëpi që u shemb në distriktin Nanxi, Tainan.


Fatmirësisht, nuk raportohet për viktima, megjithatë ekipet e shpëtimit vazhdojnë të punojnë dhe të vlerësojnë pasojat e tërmetit.

Epiqendra e tërmetit ishte në qytetin Dapu, në qarkun Chiayi, dhe u regjistrua në një thellësi prej 9.7 kilometrash, sipas njoftimeve nga autoritetet.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion