"Vdekje e papritur dhe misterioze – Hije dyshimi mbi ndarjen nga jeta të themeluesit të OnlyFans"

Bota

"Vdekje e papritur dhe misterioze – Hije dyshimi mbi ndarjen nga jeta

Një 22-vjeçar i njohur në rrjetet sociale me emrin Noah Segsy është gjetur pa shenja jete në një pishinë në Paralimni të Qipros.

Ricardo Staudt, i cili kishte të paktën 300 mijë ndjekës online dhe krijonte përmbajtje në platformën “OnlyFans”, u nxor pa ndjenja nga pishina e një kompleksi apartamentesh më 24 gusht, rreth orës 21:20.

I riu u transportua me urgjencë në spital, por pavarësisht përpjekjeve për ta shpëtuar, mjekët konstatuan vdekjen e tij. Shkaku i vdekjes nuk është bërë ende i ditur.

Pas lajmit të trishtë, një mik i nënës së 22-vjeçarit ka nisur një fushatë për mbledhjen e fondeve, me qëllim mbulimin e shpenzimeve të funeralit dhe varrimit.

Në apelin për ndihmë, familja e përshkruan humbjen si të papritur dhe të dhimbshme, duke kërkuar mbështetje për t’i dhënë të riut lamtumirën e fundit me dinjitet.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion