Pasojat e ngrohjes globale, brenda 10 viteve janë krijuar 180 liqene akullnajore në Zvicër

Bota

Pasojat e ngrohjes globale, brenda 10 viteve janë krijuar 180 liqene

Instituti federal zviceran i Shkencës dhe Teknologjisë Ujore ka njoftuar se në vitet 2006 dhe 2016, zona e mbuluar nga uji u rrit me rreth 150 000 metra katrorë (15 hektarë) në vit, provë e dukshme e ndryshimit të klimës në Alpe.

 

Instituti ka përpiluar, një inventar të të gjitha liqeneve akullnajorë të formuara që nga fundi i të ashtuquajturës Epoka e Vogël e Akullnajave në mes të shekullit XIX. “Midis 1850 dhe 2016, zona e liqeneve akullnajore u rrit me një mesatare prej rreth 40 000 metra katrorë (4 hektarë) në vit, me një prirje të fortë ngritëse në vitet e studimit më të fundit, 2006 deri në 2016”, tha bashkautori i studimit, Nico Moelg.

Lista përfshin gjithsej 1 200 liqene të reja, 187 prej të cilave më pas janë mbushur nga sedimentet e transportuara nga akullnajat. Në vitin 2016, zona e të gjitha liqeneve akullnajore ekzistuese ishte rreth 620 hektarë./

ME TE LEXUARAT