Anulohet vizita zyrtare e kryeministrit Rama në Austri të hënën, kishte planifikuar të takohej me kancelarin Stocker

Është anuluar vizita zyrtare që kryeministri Edi Rama kishte planifikuar të zhvillonte në Vjenë të Austrisë të hënën, datë 19 tetor 2026.
Lajmi është bërë i ditur nga OTS.at, një portal austriak për publikimin dhe shpërndarjen e njoftimeve për shtyp.
Anulimi i vizitës vjen pas protestave të dhunshme që po zhvillohen prej 6 ditësh në Shqipëri, ku protestues të maskuar kanë sulmuar me gurë e molotovë institucionet, bankat, bizneset private dhe efektivët e Policisë.
Kryeministri Rama ishte parashikuar të pritej nesër me nderime ushtarake nga kancelari austriak Christian Stocker.
“Vizita zyrtare e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, te Kancelari Federal Christian Stocker, e planifikuar për nesër, të hënën, më 19 tetor 2026, është anuluar nga pala shqiptare”, thuhet në njoftimin e OTS.at.


