"Zvarrisin mijëra raste", eksperti: Instituti i Mjekësisë ligjore ka dështuar

Eksperti mjeko-ligjor, Sabri Hoxha jep alarmin se Instituti i Mjekësisë ligjore ka dështuar.
I ftuar në emisionin “Review” në Euronews Albania, ai theksoi se janë shumë raste që zvarriten nëpër gjykata dhe që nuk gjejnë dot zgjidhje.
“Por unë njoh shumë akte ekspertimi, që gjatë punës time, në të cilën gjatë punës time, Instituti i Mjekësisë ligjore ka dështuar, ka dështuar totalisht.
Nuk ka arritur, nuk ka dashur dhe nuk e ka pasur formimin e duhur. Janë shumë raste që zvarriten nëpër gjykata që nuk gjejnë dot zgjidhje. Për shembull Antonio Karafili që mjekësia thotë është vetëvarur, ku këmbët i kishte në tokë”-tha ai.