Zjarri shkrumbon banesën, humb jetën 80-vjeçari që jetonte i vetëm

Aktualitet

Zjarri shkrumbon banesën, humb jetën 80-vjeçari që

Një moshuar ka humbur jetën pasi banesa ku ai jetonte u përfshi nga flakët. Ngjarja e trishtë ka ndodhur në fshatin Shtoj i Vjetër, ku zjarri në banesa ra aksidentalisht. Viktima është identifikuar si Gjek Prronaj, ndërsa policia po punon për përcaktimin e saktë të shkakut të rënies së zjarrit.


“Rreth orës 21:35, në fshatin Shtoj i Vjetër, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën e shtetasit Gj. P., 80 vjeç.

Si pasojë e zjarrit, ka humbur jetën shtetasi Gj. P, i cili jetonte i vetëm.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit po punon për përcaktimin e saktë të shkakut të rënies së zjarrit”, tha policia.

ME TE LEXUARAT