Zjarri në urgjencën e QSUT-së, Prokuroria nis hetimet për “Shkatërrim të pronës me zjarr”

Aktualitet

Zjarri në urgjencën e QSUT-së, Prokuroria nis hetimet për

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për zjarrin që shpërtheu në Urgjencën e QSUT-së më 11 shkurt.

Në njoftim thuhet se Prokuroria ka urdhëruar administrimin e të gjitha provave për të dokumentuar shkakun dhe vlerën e dëmit të shkaktuar dhe ka se ka  regjistruar procedimin penal për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, parashikuar nga neni 151 i Kodit Penal.

Dy ditë më parë  akt-ekspertiza tregoi se ngjarja ka qenë aksidentale, si pasojë e një keq funksionimi të baterive.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

QSUT njoftoi më herët se për shkak të zjarrit,  shërbimi i urgjencës polivalente pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” vazhdon të ofrohet sipas një grafiku të mirëpërcaktuar në Spitalin Universitar të Traumës si dhe në Qendrën Spitalore Rajonale e Tiranës “Shefqet Ndroqi”.

Ndërkaq, qytetarët e Gjirokastrës, Vlorës , Fierit e Beratit vijojnë të marrin urgjencën kardiologjike, atë të sëmundjeve të brëndshme e atë ortopedike në Spitalin Memorial, ndërsa urgjencat kardiologjike për qarkun Shkodër dhe Lezhë trajtohen në Spitalin Rajonal Shkodër.

Njoftimi i Prokurorisë

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka regjistruar procedimin penal 1578, dt.29.02.2024 për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, parashikuar nga neni 151 i Kodit Penal.

Ky procedim penal, është regjistruar pa persona në hetim, për të hetuar mbi zjarrin e rënë në katin e parë të Urgjencë së Qendrës Spitalore ‘Nënë Tereza’ në orët e para të mëngjesit të 11.02.2024.

Nga ana e prokurorisë është urdhëruar administrimi i të gjitha provave për të dokumentuar shkakun dhe vlerën e dëmit të shkaktuar, si dhe personat përgjegjës për shkaktimin e dëmit.

Me administrimin e akteve proceduriale dhe akteve të ekspertimit do të konkludohet mbi shkakun e rënies së zjarrit dhe vatrës fillestare.

 

ME TE LEXUARAT