Zjarri në spitalin e Shkodrës, reagon policia: Shkak një shkëndijë elektrike

Aktualitet

Zjarri në spitalin e Shkodrës, reagon policia: Shkak një

Policia ka reaguar lidhur me zjarrin e rënë ditën e sotme në spitalin rajonal të Shkodrës. Në reagimin e tyre thuhet se zjarri ka nisur si pasojë e një shkëndije elektrike në bodrumin e spitalit ku janë të instaluara pompat e ujësjellësit.

Më tej bëhet me dije se falë ndërhyrjes së zjarrfikëses, zjarri është shuar, ndërsa raportohet vetëm dëme materiale.

“Rreth orës 19:30, në një dhomë në bodrumin e Spitalit Rajonal Shkodër ku janë të instaluara pompat e ujësjellësit ka rënë zjarr, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike.

Zjarrfikësit kanë ndërhyrë menjëherë duke shuar zjarrin nga i cili ka vetëm dëme materiale.”- njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion