Zjarri në Qafën e Llogarasë, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile: Shmangni kalimin në këtë rrugë!

Aktualitet

Zjarri në Qafën e Llogarasë, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile njofton të gjithë qytetarët të shmangin kalimin nga Qafa e Llogarasë, për shkak të zjarrit të rënë në një sipërfaqe me shkurr e ditën e sotme. Forcat zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e flakëve dhe vënien në kontroll të situatës.

'Për shkak të situatës së krijuar nga zjarri i rënë në qafën e Llogarasë, në një sipërfaqe me shkurre e barishte dhe që ka shkaktuar tym, u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të shmangin kalimin në këtë rrugë. Forcat zjarrfikëse dhe të emergjencave janë duke punuar për të vënë në kontroll situatën.

U bëjmë thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve të ndjekin udhëzimet e Policisë së Shtetit dhe emergjencave civile për lëvizjen e tyre, në mënyrë që të lejohen mjetet dhe efektivët të punojnë për shuarjen e zjarrit', njofton Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion