Zjarri në parkingun e një pallati në Tiranë, policia: Shkak, një defekt në rrjetin elektrik të godinës

Aktualitet

Zjarri në parkingun e një pallati në Tiranë, policia: Shkak,

Policia e Tiranës ka dhënë detaje lidhur me zjarrin që përfshiu parkingun e një pallati në Tiranë.

Sipas policisë, nga hetimet ka rezultuar se zjarri ka rënë për shkak të një defekti në rrjetin elektrik të godinës. Ndërsa si pasojë e flakëve, janë djegur një automjet dhe një motomjet.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pasditen e djeshme, për zjarrin e rënë në vendparkimin e automjeteve, në një pallat në rrugën “Gjik Kuqali”, bëjmë me dije se nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se zjarri ka rënë për shkak të një defekti në rrjetin elektrik të godinës.

Si pasojë e zjarrit janë djegur 1 automjet dhe 1 motomjet”, thuhet në njoftimin e policisë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion