Zjarri në Komunën e Parisit/ Arrestohen dy vajzat që kishin marrë me qira apartamentin ku nisën flakët

Aktualitet

Zjarri në Komunën e Parisit/ Arrestohen dy vajzat që kishin

Policia ka vënë në pranga ditën e sotme dy të rejat, të cilat banonin në apartamentin që u përfshi nga flakët ditën e djeshme.

Sipas uniformave blu, dy vajzat akuzohet se për shkak të pakujdesisë kanë shkaktuar zjarrin që dogji apartamentin që ato kishin marrë me qira si dhe apartamentet e fqinjëve. Nga tymi, u asfiksua dhe një banor i pallatit, i cili aktualisht ndodhet në spital.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetaset K. Sh., 25 vjeçe dhe S. Gj., 25 vjeçe, pasi dyshohet se për shkak të pakujdesisë së tyre, ka rënë zjarr në banesën e tyre. Si pasojë janë dëmtuar banesa e tyre dhe banesat e fqinjëve. Gjithashtu, është dërguar në spital, shtetasi A. K, për shkak të asfiksisë, jashtë rrezikut për jetën.”– njofton policia.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion