Zjarri në Hambar të Fierit, banorët: I qëllimshëm, u rrezikuan 13 shtëpi

Flakët e zjarrit kanë përfshirë mbrëmjen e sotme një sipërfaqe me shkurre në fshatin Hambar të Fierit. Të favorizuara edhe nga era e fortë, flakët u përhapën me shpejtësi dhe rrezikuan disa banesa të zonës.
Megjithatë, falë ndërhyrjes së zjarrfikësve u bë e mundur shuarja e zjarrit.
Një prej banorëve të zonës tha për mediat se zjarri kishte përmasa të mëdha dhe nëse nuk do kishte pasur ndërhyrje nga zjarrfikësit rrezikoheshin rreth 13 banesa.
“Ka rënë edhe herë të tjera. U rrezikuan edhe banesat po zjarrfikësit sakrifikuan shumë dhe fikën zjarret. Janë djegur shkurre. Ka ardhur afër dhe u rrezikuan rreth 12-13 banesa.
Sikur të mos kishte pasur ndërhyrje këtu... unë i lëviza të gjitha çfarë kisha. Zjarr të tillë nuk kam parë”- u shpreh njëri prej banorëve.
