Zjarret djegin pyje e kullota në Përmet
Lajmifundit
/
31 July 2021, 23:44
Aktualitet

Ne jug te Shqiperise vazhdon situata problematike me zjarret.
Flaket që kanë përfshirë sipërfaqet e pyjeve në Kutal të Përmetit kanë marrë përmasa të mëdha.
Zjarret kanë dalë jashtë kontrollit duke djegur sipërfaqe të mëdha pyjesh dhe kullotash.
Bëhet me dije se janë djegur 13 hektarë kullota dhe 10 hektarë pyje. Ndërhyrja nga zjarrëfikëset është e vështirë për shkak të terrenit të thepisur.


