Zjarr në Sektorin Rinia në Durrës: Era përhap flakët drejt banesave

Aktualitet

Zjarr në Sektorin Rinia në Durrës: Era përhap flakët

Një vatër e madhe zjarri ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre në Sektorin Rinia në Durrës.

Të favorizuara nga era e fortë, flakët janë përhapur me shpejtësi duke djegur një sipërfaqe të gjerë toke dhe duke u afruar rrezikshëm pranë disa banesave e pronave private.

Për të parandaluar djegien e shtëpive, banorët e zonës i janë bashkuar efektivëve të shërbimit zjarrfikës në terren për të vënë nën kontroll përhapjen e zjarrit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion