Zjarr në orët e para të mëngjesit në Sarandë, shkrumbohet lokali i drurit, detajet e para...

Një zjarr ka përfshirë plotësisht një lokal me konstruksion druri në Ksamil, në orët e para të mëngjesit të sotëm. Lokali, i marrë me qira nga shtetasi me inicialet K. L., është shkatërruar tërësisht nga flakët.
Ngjarja u raportua rreth orës 03:10, ndërsa zjarrfikësit dhe policia u paraqitën menjëherë në vendngjarje. Deri tani nuk dihen shkaqet që çuan në përhapjen e zjarrit.
“Rreth orës 03:10, në Ksamil, ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht një lokal me konstruksion druri, i marrë me qira nga shtetasi K. I.. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe të shkakut të rënies së zjarrit”, njofton policia.


