Zjarr në një magazinë në Pogradec, shpëtohet një person, shkaktohen vetëm dëme materiale

Aktualitet

Zjarr në një magazinë në Pogradec, shpëtohet një

Një zjarr ka përfshirë një magazinë të vogël pasditen e sotme në lagjen nr. 4 të qytetit të Pogradecit, rreth orës 13:40. Në ambientet e kësaj magazine jetonte një person i pastrehë, i cili është nxjerrë në kohë dhe fatmirësisht nuk ka pësuar lëndime.

Sipas informacioneve paraprake, si pasojë e flakëve janë regjistruar vetëm dëme materiale.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje mbërriti ekipi i zjarrfikëses, i cili bëri të mundur neutralizimin e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së zjarrit në objektet përreth, pasi magazina ndodhej në një oborr banese pranë ndërtesave të tjera.

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për të zbardhur shkaqet e zjarrit. Deri më tani nuk ka të dhëna për ndonjë dyshim të qëllimshëm, por hetimet po vijojnë.

 

 

 

 

 

 

ME TE LEXUARAT