Zjarr në banesën e të moshuarës në Durrës, katër persona dërgohen në spital

Aktualitet

Zjarr në banesën e të moshuarës në Durrës,

Një vater zjarri ka rënë në katin e katërt të një pallati në lagjen nr.7 të qytetit te Durresit.

Sipas njoftimeve, flaket kane rënë në katin e katërt të një pallati në zonën që njihet si Çezma e Ferrës.

Zjarri ka rënë në banesën e një gruaje të moshuar, e cila jeton e vetme.

Për shkak të përhapjes së zjarrit në banesën e saj, tymi ka dalë edhe në mjediset e përbashkëta të pallatit.

Katër banorë të pallatit, së bashku me të moshurën në banesën e së cilës ra zjarri, janë dërguar në spital me ambulancë.

Efektivët e shërbimit zjarrfikës të qytetit kanë ardhur shpejt duke shuar flakët në katin e katërt.

Policia në bashkëpunim me PMNZSH po kryejnë hetime për shkaqet e zjarrit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion