Trafik kilometrik në autostradën Durrës-Tiranë, shkak flakët në Fushë-Shijak, tymi mbulon rrugën (VIDEO)

Aktualitet

Trafik kilometrik në autostradën Durrës-Tiranë, shkak

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë një sipërfaqe të madhe me ara në zonën e Koxhasit, në Shijak.

Sipas informacioneve nga vendngjarja, tymi është përhapur në një rreze të gjerë, duke qenë i dukshëm edhe nga zona përreth. Në terren ndodhen forcat zjarrfikëse të Shijakut, Durrësit dhe Vorës, të cilat po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve.

Fatmirësisht, deri në këto momente nuk raportohen banesa apo biznese të rrezikuara. Megjithatë, ndërhyrja po vështirësohet nga era, e cila po favorizon përhapjen e zjarrit.

Autoritetet vijojnë operacionin për izolimin e vatrës, ndërsa priten informacione të tjera mbi shkaqet dhe dëmet e shkaktuara.

Për pasojë, segmenti i autostradës nga Vora në drejtim të Durrësit është bllokuar plotësisht, ndërsa është krijuar një radhë kilometrike automjetesh.

 

ME TE LEXUARAT