FOTO/ U ekstradua sot nga Dubai, kush është Bruno Çobo, i akuzuar se u zhvati 4.7 mln euro italianëve

Bruno Çobo, 28-vjeç është ekstraduar sot nga Dubai. LajmiFundit ka siguruar foton e të riut, i cili akuzohet nga SPAK për grup të strukturuar kriminale, ndërsa dyshohet se ka përftuar nëpërmjet mashtrimit me anë të bursave, deri në 4.7 mln euro.
Ekstradimi i parë nga Dubai/ Me pranga në duar i shoqëruar nga dy policë, momenti kur Bruno Çobo mbërrin në Rinas

Bruno Çobo, i shpallur në kërkim nga SPAK për mashtrim në bashkëpunim me 16 persona të tjerë është deportuar sot nga Dubai, ekstradimi i parë që ndodh mes dy vendeve.
Ai akuzohet për veprat penale të “Mashtrimit kompjuterik”, në dëm të disa personave në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal.
Grupi operonte përmes një call centeri në Tiranë të cilët kontaktonin qytetarë në Itali. Personat kontaktoheshin nëpërmjet telefonit, u propozohej blerja on line e aksioneve “Amazon” me premtimin e pa vërtetë të fitimit të shumave të majme dhe të shpejta.
Në momentin që klienti në dijeni pranonte nënshkrimin e investimeve, i dërgohej një e-mail që përmbante një link nëpërmjet të cilit lidheshin për të filluar blerjen e titujve.
Viktima shkarkonte sipas udhëzimeve të telefonuesit aplikacionin “AnyDesk”, duke i lejuar këtij të fundit që të futej si i jashtëm në kompjuterin e tij dhe të marrë kodet e sigurisë të bankës dhe më pas në numrat e llogarive bankare.
Në datën 21.07.2023 Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi masën “arrest në burg“, ndaj shtetasve Bruno Çobo, Aldo Pasku, Bruno Gjika, Gjin Shelnishta, Hamit Dobi, Erion Kastrati, Mojsi Zuna, Florjan Bregu, Orland Cani, si dhe masën “arrest në shtëpi”, ndaj shtetaseve Rezarta Ibrahimi, Antoneta (Malo) Pepkolaj, Olta Toçi, Greta Pepa, Silvana Veliu.
Njoftimi i policisë:
Strukturat e Policisë së Shtetit vijojnë operacionet e përbashkëta me partnerët në Emiratet e Bashkuara Arabe, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Marrëveshja e ekstradimit në proces, mes 2 vendeve, intensifikon bashkëpunimin për lokalizimin e shtetasve që i fshihen drejtësisë shqiptare, në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Si rezultat i shkëmbimit të informacioneve për këtë qëllim, është finalizuar operacioni policor i koduar “Zinxhiri”, për ekstradimin e thjeshtuar të një 28-vjeçari shqiptar të akuzuar nga SPAK-u, si pjesëtar i një grupi të strukturuar që kryente veprimtarinë kriminale të mashtrimit kompjuterik, nëpërmjet një call center-i.
Grupi kriminal dyshohet se ka përfituar rreth 4 700 000 euro, nga skema e mashtrimit.
28-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është lokalizuar në Abu Dhabi, pas shkëmbimit të informacioneve mes Drejtorisë së Interpolit, Departamentit të Policisë Kriminale dhe homologëve në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Shtetasi B. C., 28 vjeç, ka bërë kërkesë për t’u kthyer me dëshirë dhe ditën e sotme është bërë deportimi i tij në Shqipëri.
Ky shtetas akuzohet nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për veprat penale ”Mashtrimi kompjuterik”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal”, ”Grupi i strukturuar kriminal” dhe ”Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”.
Strukturat e Policisë së Shtetit vijojnë bashkëpunimin intensiv me partnerët në Emiratet e Bashkuara Arabe, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që kanë kryer veprimtari kriminale në Shqipëri dhe qëndrojnë në Emiratet e Bashkuara Arabe, për t’iu fshehur drejtësisë shqiptare.
U zhvati 4.7 mln euro italianëve, kush është Bruno Çobo, ekstradimi i parë nga Dubai drejt Shqipërisë

Bruno Çobo është i shumëkërkuari nga autoritetet shqiptare, i cili ekstradohet sot nga Dubai drejt Shqipërisë.
Ky do të jetë ekstradimit i parë që bëhet nga Dubai në vendin tonë dhe pritet të finalizohet sot rreth orës 11:00 me mbërritjen e Bruno Çobos në aeroportin e Rinasit.
Marrëveshja për finalizmin e ekstradimit u arrit falë bashkëpunimit të ministrit të Brendshëm Taulant Balla dhe homologëve të tij në Dubi, të cilët dhanë dritën jeshile për ekstradimin e personave që kërkohen nga drejtësia shqiptare dhe që fshihen prej kohësh në Dubai.
Por kush është Bruno Çobo, shqiptari i parë që ekstradohet nga Dubai në Shqipëri?
Bruno Çobo akuzohet nga SPAK se në bashkëpunim me 16 persona të tjerë kanë arritur që të mashtrojnë mijëra qytetarë italianë duke përfituar miliona euro.
Rrjeti i mashtruesve ku bënte pjesë Çobo u zbërthye nga autoritete në janar të këtij viti. Grupi i Çobos i ka zhvatur 700 mijë euro, vetëm një italiani nga Pordenone. Ishte pikërisht ky mashtrim që çoi në thellimin e hetimeve ndaj tyre dhe arrestime të bujshme gjatë vitit të shkuar në Tiranë.
SKEMA
Nga hetimet të zhvilluara fillimisht nga Prokuroria e Pordenone, Itali, rezultonte se, Seksioni i Policisë Postare të Pordenone-s, kishte identifikuar se, një grupi kriminal dispononte një call center të vendodhur në Tiranë (Shqipëri), ku përdorte shumë operatorë për të kontaktuar një numër të madh personash banues në Itali.
Personat kontaktoheshin nëpërmjet telefonit, u propozohej blerja on line e aksioneve “Amazon” me premtimin e pa vërtetë të fitimit të shumave të majme dhe të shpejta. Në momentin që klienti në dijeni pranonte nënshkrimin e investimeve, i dërgohej një e-mail që përmbante një link nëpërmjet të cilit lidheshin për të filluar blerjen e titujve.
Në këtë kontekst, viktima shkarkonte sipas udhëzimeve te telefonuesit aplikacionin “AnyDesk”, faktikisht duke i lejuar mashtruesit që të futej si i jashtëm në kompjuterin e tij dhe të marrë kodet e sigurisë të bankës, duke e lejuar për tu futur direkt në numrat e llogarive bankare.
Të njëjtët mashtrues, me qëllim marrjen e më shumë parave nga “blerësit”, i bënin të besojnë viktimat se për të hyrë në zotërim të shumave shumë të mëdha të fituara nëpërmjet investimit, duhet të paguajnë një lloj takse/komisioni sipas rregullave të prezumuara, të vendosur nga Banka Qëndrore Evropiane duke qenë se Shoqëria e Trading-ut gjendet në Angli, pra jashtë Bashkimit Europian.