Zhduken 2 të mitur nga Qendra Kombëtare Pritëse e Viktimave të Trafikimit!

Aktualitet

Zhduken 2 të mitur nga Qendra Kombëtare Pritëse e Viktimave

Dy të mitur janë arratisur këtë të mërkurë nga Qendra Kombëtare Pritëse e Viktimave të Trafikimit.

Rasti është denoncuar nga punonjësja e këtij institucioni pranë komisariatit numër 4. 

"Në Komisariatin e Policisë Nr. 4 është paraqitur E. K., punonjëse e Qendrës Kombëtare Pritëse të Viktimave të Trafikimit, e cila ka kallëzuar se 2 shtetas të mitur janë larguar nga kjo qendër. Po punohet për gjetjen e tyre.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme", njoftojnë uniformat blu.

ME TE LEXUARAT