Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, kryeministri Rama: Punë të mbarë drejtuesit të ri, Dumani meriton përgëzime

Aktualitet

Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, kryeministri Rama: Punë të

Kryeministri Edi Rama ka uruar kreun e ri të SPAK, Klodian Braho.

Në një reagim në rrjetin “X”, kreu i ekzekutivit i uron punë të mbarë Brahos, ndërsa thotë se Dumani meriton përgëzime për arritjet e pamohueshme të SPAK-ut, në tre vite që mbajti drejtimin.

“Punë të mbarë drejtuesit të ri të SPAK-ut, i cili u zgjodh sot mes katër kandidatësh për të çuar më tej punët e mandatit të tretë të institucionit, duke marrë stafetën nga drejtuesi aktual, që meriton përgëzime për arritjet e pamohueshme të SPAK-ut në tre vitet e drejtimit të tij. SPAK ka pasur, ka dhe do të ketë mbështetjen e palëkundur të shumicës sonë qeverisëse, për të përmbushur në pavarësi e kushte optimale misionin e vet“-shkruan Rama.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion