Zëvendëson Taulant Ballën, kush është ministri i ri i Brendshëm Ervin Hoxha
Kryeministri Edi Rama njoftoi në përfundim të fjalës së tij në Kongresin e PS se Taulant Balla nuk do të jetë më ministër i Brendshëm, por do të marrë drejtimin e Ministrisë Së Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentit, duke zëvendësuar Elisa Spiropalin.
Ndërkohë, Balla do të zëvendësohet nga ministri i ri i Brendshëm, Ervin Hoxha.
Ervin Hoxha sefundmi mbante postin e drejtorit te Pergjithshem te Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.
Por kush është Ervin Hoxha?
Për më shumë se 20 vite ka shërbyer në funksione të ndryshme nga niveli ekzekutues deri në nivelet më të larta te drejtimit në institucione qëndrore dhe ligjzbatuese të shtetit shqiptar si:
Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Brendshme, Policia e Shtetit, Ministria e Financave, Ministria e Drejtësisë.
Ka kryer me sukses detyra të larta në nivelin drejtues si: Drejtor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Shef i Njësisë Kombëtare Europol, Shef i Zyrës Qëndrore Kombëtare Interpol, Drejtor i Policisë Rrugore, Drejtor i Drejtorisë së Mbrojtjes së Dëshmitarëve dhe mBashkëpunëtorëve të Drejtësisë, Drejtor i Hetimit Tatimor dhe Pastrimit të Parave, Zv. Drejtor i Përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, si edhe Drejtor Kabineti dhe Këshilltar i disa funksionarëve të lartë të shtetit shqiptar, Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit të Provës me VKM nr. 57 dhe së fundmi drejtues i IKMT.