Zbulohet parcela me kanabis në një zonë të pyllëzuar në Mat, në kërkim kultivuesi

Aktualitet

Zbulohet parcela me kanabis në një zonë të pyllëzuar

Zbulohet një parcelë me kanabis në një zonë të pyllëzuar në Mat, ndërsa në kërkim është shpallur një 44-vjeçar. Në kuadër të operacionit të koduar “Kreshta të pastra” u shpall në kërkim shtetasi me inicialet F.E., 44 vjeç, banues në Krujë.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara në kuadër të operacionit policor antikanabis të koduar “Kreshta të pastra”, në vendin e quajtur “Maja e Manjolës”, në fshatin Selicë, u gjetën të kultivuara 164 bimë kanabisi, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Gjatë kontrollit në automjetin që përdorej nga ky shtetas, iu gjet një shumë lekësh dhe eurosh, që dyshohet janë përfituar nga veprimtaria kriminale në fushën e narkotikëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

 

ME TE LEXUARAT