Zbulohet një tjetër “shtëpi bari” në Vaun e Dejës, shoqërohet pronari i objektit

Aktualitet

Zbulohet një tjetër “shtëpi bari” në Vaun e

Një “shtëpi bari” është zbuluar nga autoritetet policore në fshatin Naraç të Vaut të Dejës. Burime për mediat bëjnë me dije se bëhet fjalë për një magazinë, e cila ishte përshtatur për kultivim të bimëve narkotike me anë të llambave.

Nga informacionet paraprake mësohet se është shoqëruar në komisariat shtetasi Zef Sh., i cili është pronari i objektit që ishte kthyer në fermë kanabisi.

Autoritetet policore kanë gjetur në magazinë një sasi e thatë prej 150 kilogramë kanabis, e paketuar në thasë. Dyshohet se Zef. Sh, ka bashkëpunuar me 3 persona të tjerë.

Akoma nuk ka një njoftim zyrtar nga Policia, ndërsa detaje të tjera në lidhje me rastin priten në vijim.

Kujtojmë se pak ditë më parë u zbulua dhe një tjetër “shtëpi bari”, ku godina e braktisur e shkollës 9-vjeçare në fshatin Dush, ishte përshtatur për kultivimin e kanabisit. Në atë operacion u arrestua vetëm elektricisti i zonës.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion