Zbulohet një tjetër ‘shtëpi bari’ në Sarandë, apartamenti ishte përshtatur për kultivimin e lëndëve narkotike

Aktualitet

Zbulohet një tjetër ‘shtëpi bari’ në

Një tjetër “shtëpi bari” është zbuluar në Sarandë në të cilën kultivoheshin lëndë narkotike.

Siç raporton gazetarja e Top Channel Entjola Budo, Operacioni në vijim e sipër në lagjen nr. 2 të qytetit në kryqëzimin e rrugëve “Adem Sheme” dhe “Pandeli Boçari”.

Një apartament në një pallat disakatësh ishte përshtatur  për kultivimin e brendshëm të bimëve të marijuanës. Policia dyshon se pas këtij  apartamenti fshihet i njëjti  grup që ka lidhje edhe me një tjetër  “shtëpi bari” të zbuluar mbrëmjen e 10 janarit në lagjen nr.1 në rrugën “Butrinti” ku u arrestua një person dhe një tjetër u shpall në kërkim.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion