Zbulohet ‘foleja’ e prostitucionit në Vlorë/ Përfundojnë në pranga dy kinezë, procedohet një tjetër

Aktualitet

Zbulohet ‘foleja’ e prostitucionit në Vlorë/

Një apartament në lagjen ‘Pavarësia’, Vlorë, është zbuluar ‘foleja’ e prostitucionit.

Bëhet e ditur se uniformat blu kanë arrestuar dy shtetas kinezë, ndërsa është shpallur në kërkim një i tretë.

Nga hetimet u identifikuan 3 autorët e dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale.

2 prej tyre, shtetasja X. L., 40 vjeçe, banuese në Kinë dhe shtetasi B. W., 31 vjeç, banues në Kinë, u vunë në pranga, ndërsa bashkëpunëtorja, shtetasja K. X., 50 vjeçe, u shpall në kërkim.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se shfrytëzonin për prostitucion shtetasen kineze J. G., 52 vjeçe, në një apartament në lagjen “Pavarësia”, të cilin e kishin marrë më qira, për këtë qëllim.

Shtetasja kineze J. G. dhe shtetasi E. B., i cili u konstatua në apartament, u proceduan penalisht për veprën penale “Prostitucioni”.

Punohet për kapjen e shtetases kineze të shpallur në kërkim dhe për dokumentimin e kësaj të veprimtarie kriminale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion