Zbulohet "foleja" e prostitucionit në Elbasan, policia arerston edhe dy kolumbiane

Aktualitet

Zbulohet "foleja" e prostitucionit në Elbasan, policia arerston

Policia ka zbuluar nje ‘fole’ e prostitucioni në Elbasan.

Gjate aksionit atje, janë arrestuar katër persona, mes tyre dy vajza, shtetase kolumbiane.

Aktiviteti zhvillohej në një apartament, sakaq vijon puna për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë.

“Në kuadër të operacionit u vunë në pranga shtetaset kolumbiane A. P., 20 vjeçe dhe A. R., 24 vjeçe, për ushtrim prostitucioni.

Gjithashtu, u arrestuan shtetasit A. T., 25 vjeç dhe Y. H., 43 vjeç, për shfrytëzim prostitucioni.

Bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për një rast të ushtrimit të prostitucionit, në një apartament të marrë me qira, shërbimet e Policisë, në kuadër të operacionit të koduar “Fee”, kanë ushtruar kontroll në këtë apartment në të cilin u konstatuan 2 shtetaset kolumbiane dhe shtetasit A. T. dhe Y. H.

Vijon puna për dokumentimin e rastit, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.“, thuhet në njoftimin e policisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion