Zbulohet EMRI i punonjësit të FSHF që dyshohet se përdhunoi punonjësen e hotelit në Gjermani

Aktualitet

Zbulohet EMRI i punonjësit të FSHF që dyshohet se përdhunoi

Është zbuluar identiteti i punonjësit të Federatës Shqiptare të Futbollit, i cili dyshohet se ka abuzuar seksualisht me punonjësen e një hoteli, gjatë qëndrimit në Gjermani të kombëtares shqiptare për pjesëmarrjen në “Euro 2024.

Mediat raportojnë se bëhet fjalë për shtetasin Orgest Tujani, ndihmës magazinier i Federatës Shqiptare të Futbollit, i cili mësohet se është pezulluar nga puna. 26-vjeçari dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një vajzë 18-vjeçare, pastruese e hotelit të shkollës sportive Kaiserau në Kamen, ku ishte akomoduar kombëtarja kuqezi.

Nga të dhënat paraprake mësohet se punonjësja e pastrimit, e ka marrë në fillim Tujanin si futbollist të kombëtares shqiptare, e duket se ka dhënë shenja afrimi. Por më pas kur ka mësuar të vërtetën, është sjellë ftohtë, por duket se punonjësi i FSHF-së ka vijuar me insistimin për të krijuar një relacion me punonjësen.

Pastruesja e hotelit në qendrën sportive Kaiserau, ka lajmëruar policinë e qytetit Unna pas sulmit seksual, më 23 qershor në orën 19:30.

E reja i tha policisë se shqiptari e kishte marrë në kuzhinë, e kishte puthur dhe kishte abuzuar seksualisht me të. Edhe pse prokurori publik u informua menjëherë për veprën e raportuar seksuale, i akuzuari mundi të fluturonte drejt Shqipërisë i papenguar ditën pas përfundimit të sfidës Shqipëri-Spanjë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion