Zbulohet data, mes kundërshtive, ja kur do të votohet në parlament ndarja e vendit në 46 bashki

Aktualitet

Zbulohet data, mes kundërshtive, ja kur do të votohet në
2 javë do të zgjasin diskutimet në komisionet parlamentare për draftin e socialistëve për reformën territoriale. Sipas kalendarit që pritet të miratohet nesër në konferencën e kryetarëve parashikohet që votimi në seancë plenare të bëhet më 8 tetor.

Drafti i socialistëve për ta ndarë vendin në 46 bashki dhe jo 61 siç është aktualisht do të votohet në parlament më 8 tetor. 

Procedura parlamentare parashikon që kalendari i shqyrtimit në komisionin e ligjeve të miratohet fillimisht të hënën në konferencën e kryetarëve dhe më pas të diskutohet në këtë komision. 

Gjithçka do të përmbyllet brenda dy javëve, ku më 23 shtator do të bëhet prezantimi në parim i draftit më pas më 28 shtator brenda 1 dite do të zhvillohen seanca dëgjimore me këshillin e ministrave, shoqatën kombëtare të bashkive të Shqipërisë, shoqatën e të zgjedhurve vendor dhe ekspert të qeverisjes vendore.

Më 2 tetor në komisionin e ligjeve do të prezantohen gjetjet e konsultimit publik të bërë nga komisioni i posaçëm i reformës administrativo-territoriale ndërsa më 5 tetor shqyrtimi nen për nen dhe në tërësi në këtë komisioni që i hap rrugës kalimit në seancë plenare më 8 tetor, ku mazhorancës socialiste i duhen 84 vota për ta miratuar.

Propozimi i Partisë Socialiste redukton bashkitë nga 61 aktualisht në 46, duke shkrirë Rrogozhinën, Dimalin, Poliçanin, Patosin, Divjakën, Selenicën, Fushë-Arrëzin, Klosin, Maliqin, Këlcyrën, Memaliajn, Libohovën, Cërrikun, Belshin dhe Përrenjasin.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion