Zbulohet arsenal armësh në Durrës, sekuestrohet kokainë dhe heroinë, 15 të arrestuar

Policia e Durrësit ka goditur një veprimtari kriminale në fushën e trafikut të drogës dhe armëmbajtjes pa leje.
Operacioni i koduar ‘Summer’ ka çuar në pranga 15 persona, 3 të tjerë janë shpallur në kërkim dhe 4 janë vënë në hetim. Në banesat e tyre, policia ka sekuestruar 1 kallashnikov, 3 pistoleta, 1 pushkë, 1 çifte dhe municion luftarak.
Një prej personave që është shpallur në kërkim është edhe Dashamir Mehmeti, 41 vjeç, drejtori i shkollës së muzikës ‘Jan Kukuzeli’ Durrës te cilit i jane gjetur armë në banesë.
Janë ekzekutuar 13 urdhra ndalimi për shtetasit: Durim Meta, Florian Demiri, Flamur Tare, Diamant Shkina, Sadik Lako, Rustem Kolgjini, Zamir Hoxha, Mariglen Lisi, Saimir Sina, Klodian Sehiti, Mateos Jeshili, Ergert Patlli dhe Gerald Taraj.
Në pranga janë vënë shtetasit Xhuliano Xhaferi dhe Mehmet Meta, ndërsa u shpallen në kërkim Dashamir Mehmeti, Orgito Mema dhe Enis Piro.
Gjatë operacionit janë sekuestruar një arsenal armësh, kokainë, heroinë e kanabis, peshore elektronike, shuma parash të përfituara nga kjo veprimtari kriminale, automjete e telefona celular

