Zbarkojnë në Rinas 200 trupa të ushtrisë amerikane

Nje grup ushtaresh amerikane kane mberritur diten e sotme ne Shqiperi permes aeroportit te Rinasit.
Ata jane pritur ne aeroport nga ambasadorja amerikane Yuri Kim nderkohe qe do te jene pjese e stervitjes DEFENDEREurope 21 e cila perfshin edhe Shqiperine.

Njoftimi i ambasades:
Sot, Ambasadorja Amerikane Yuri Kim mirëpriti ushtarë nga Skuadra e 53-të Luftarake e Brigadës së Këmbësorisë ndërsa ata mbërritën në Shqipëri.

Ata janë këtu për të marrë pjesë në trajnimet stërvitore #Defender21, duke ndihmuar që forcat amerikane dhe të NATO-s të jenë të trajnuara, të afta për të vepruar së bashku dhe të gatshme për t'iu përgjigjur çdo kërcënimi.
Aftësia për të vërshuar me shpejtësi forca të gatshme për të luftuar brenda dhe përgjatë fushës është thelbësore për të shfaqur forcën në çdo moment dhe për të mbështetur aleancën.
#DEFENDEREurope 21 është një stërvitje vjetore e një shkalle të gjerë, e përbashkët, shumëkombëshe, e udhëhequr nga Ushtria Amerikane, e krijuar për të rritur gatishmërinë dhe ndërveprimin midis ushtrive të Shteteve të Bashkuara, NATO-s dhe ato të vendeve partnere.
Këtë vit, më shumë se 26,000 forca shumëkombëshe nga 27 vende do të zhvillojnë aksione pothuajse të njëkohshme në më shumë se 30 zona trajnimi, në më shumë se një duzinë vendesh, nga Balltiku në rajonet me rëndësi strategjike të Ballkanit dhe Detit të Zi. #KrahPerKrah



