Zbardhen emrat, kush janë pronarët e vilës luksoze që u sekuestrua nga SPAK në Durrës

Aktualitet

Zbardhen emrat, kush janë pronarët e vilës luksoze që u

Shtëpia njëkatëshe me pishinë në Durrës dhe një sipërfaqe toke 1050 m2 janë sekuestruar pas vendimit të Apelit të GJKKO, që la në fuqi vendimin e GJKKO-së. Këto pasuri dyshohet se janë përfituar nga aktivitete të paligjshme.

Pasuritë janë në pronësi të Luan Kërtallit, të cilat, po dyshohet se i ka përfituar nga aktiviteti kriminal i dy djemve të tij, Enkel dhe Morel Kërtalli, nën hetim për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”.

Gjithashtu, 2 vëllezërit Kërtalli janë hetuar në kuadër të një procedimi penal të vitit 2017, të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja”, në rrethana të cilësuara, kryer në bashkëpunim mbetur në tentative, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Ata akuzohen për atentatin ndaj Dash Gjokës në Xhafzotaj. Në 2022 dy vëllezërit u kapën në Spanjë pasi qenë shpallur në kërkim ndërkombëtar. Pasuritë e sekuestruara iu dorëzuan Agjencisë së APSK-së.

 

 

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion