Zbardhen dy raste grabitjesh në Korçë, arrestohet autori, shpallet në kërkim bashkëpunëtori

Aktualitet

Zbardhen dy raste grabitjesh në Korçë, arrestohet autori,
Zbardhen dy raste vjedhjesh në Korçë, arrestohet autori dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori.

Komisariati i Korçës ka finalizuar një operacion për kapjen e një 18-vjeçari me iniciale A.H., i cili, së bashku me një 18-vjeçar të identifikuar si E.Ll., kanë vjedhur një market në lagjen 16 të Korçës, ngjarje e ndodhur një muaj më parë.

Dy të rinjtë dyshohet se kanë vjedhur edhe një bar-kafe në lagjen 9 të qytetit të Korçës disa javë më parë.

Pas ekspertimit të pamjeve filmike të kamerave të sigurisë dhe veprimeve të tjera hetimore, është bërë i mundur dokumentimi i dy vjedhjeve në Korçë.

Të rinjtë kanë vjedhur tek dy bizneset sasi lekësh dhe mallrash.





ME TE LEXUARAT