Vrau policin në Fier, Azgan Mërnica në 2021 ishte pjesë e strukturës së PD për mbrojtjen e votës

Aktualitet

Vrau policin në Fier, Azgan Mërnica në 2021 ishte pjesë e

Azgan Mërnica, autori vrasjes së policit në Fier, Norvuz Cenalia ka qenë pjesë e strukturës së PD për mbrojtjen e votës në zgjedhjet parlamentare të 2021.

Azgan Mërnica ka pozuar në zgjedhjet e shkuara në krah të deputetit demokrat të Fierit, Luan Baçi më 3 prill 2021, pak para zgjedhjeve të atij viti.

Në postimin e tij në Facebook, Luan Baçi shkruante se ishin gati për të mbrojtur votën, teksa ka ndarë foton me djemtë që ishin pjesë e kësaj strukture. “Me të tillë djem, ka vetëm fitore! Jemi gati, për mbrojtjen e votës! Azgan Mernica, Shkëlzen Selaci, Pajtim Gashi, Marjus Sheka, Brahim Gashi”, shkruante Baçi në 2021.

Vrau policin në Fier, Azgan Mërnica në 2021 ishte pjesë e

Ndërkaq, burime nga Policia e Shtetit bëjnë me dije se vrasësi i efektivit të policisë ka qenë edhe pjesëmarrës aktiv në protestat e dhunshme të Rithemelimit para Bashkisë së Tiranës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion