Vrau me grushte ndërtuesin, dënohet me 3 vite burg djali i Nurihanit të KLP-së

Aktualitet

Vrau me grushte ndërtuesin, dënohet me 3 vite burg djali i Nurihanit

Gjykata e Vlorës ka dënuar me 3 vite burg Rei Metan, djali i anëtares së Këshillit të Lartë të Prokurorisë Nurihan Seiti (Meta), i cili rrahu për vdekje ndërtuesin Armando Meshau.

Rei Meta është shpallur fajtor për veprën penale “Vrasjes nga pakujdesia”, neni 85 i Kodit Penall, i cili parashikon dënimin nga gjobë deri në 5 vite burg.

Prokurori Arjan Xhaferraj ka kërkuar që Rei Meta të dënohet me 3 vjet e 6 muaj, por gjykatësja Dorina Stroka ka marrë vendimin ditën e sotme që ta dënojë përfundimisht me 3 vjet burgim.

Familjarët e ndërtuesit Armando Meshau kanë kërkuar që ai të shpallej fajtor për veprën penale “vrasje me dashje”, por kërkesa e tyre është rrëzuar.

Ndërkohë, në seancën e sotme gjyqësore, përveç avokatëve të Rei Metës, ka qenë i pranishëm edhe babai i autorit. Rei Meta nuk ka qenë i pranishëm në sallë pasi sipas avokatëve kishte probleme shëndetësore.

ME TE LEXUARAT