Vrau kolegun brenda komisariatit të Policisë/ Gjykata e Lartë dënon me 30 vite burg ish-efektivin Ludian Zaimi

Aktualitet

Vrau kolegun brenda komisariatit të Policisë/ Gjykata e Lartë

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi dënimin me 30 vite burg për Ludian Zaimin, ish-efektivi i policisë që vrau kolegun e tij Çaush Saliasi, brenda komisariatit, në Tiranë.

Fillimisht, Gjykata e Shkallës së Parë i dha të riut 35 vjet burgim, megjithatë pas shqyrtimit të çështjes në Apel u caktua një dënim propocional për të. Ky dënim u ankimua, por edhe Gjykata e lartë nuk ka bërë lëshime. Zaimi u shpall fajtor për veprën penale të “vrasjes me dashje e punonjësit të Policisë së Shtetit, gjatë detyrës ose për shkak të saj”.

Ngjarja e rëndë u shënua mbrëmjen e 23 majit 2022 brenda në zyrën e instruktazhit në ambientet e Komisariatit nr.3, pak para se dy oficerët e Patrullës së Përgjithshme të merrnin turnin. 25-vjeçari, efektiv i policisë qëlloi 6 herë me armën e shërbimit kolegun e tij, Çaush Saliasi, 55-vjeç. Saliasi u dërgua me urgjencë në spital, por nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra.

Ludjan Zaimi kishte vetëm 1 vit e gjysmë në Policinë e Shtetit, e ndërsa viktima Çaush Saliasi mbi 20 vite karrierë me uniformat blu. I riu merrte anti-depresantë, por sipas kartelës mjekësore nuk rezulton me probleme të shëndetit mendor, teksa pretendonte se kolegu e bullizonte.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion