Vrau bashkëshorten dhe e la në mes të rrugës në Athinë, arrestohet shqiptari

Aktualitet

Vrau bashkëshorten dhe e la në mes të rrugës në

Burri i 40-vjeçares shiptare që u vra sot në Athinë është arrestuar mesditën e sotme.

Sipas informacioneve ai është arrestuar në zonën e Filit.

Enkelejda Danaj, 40 vjeç, u gjet mëngjesin e sotëm me thikë në bark në zonën qendrore të Menidit, në Athinë.

I dyshuari kryesor i vrasjes së saj është bashkëshorti, të cilin e kishte denoncuar tre herë për dhunë.

Sipas protothema.gr, Enkelejda Danaj kishte denoncuar se partneri i saj ishte bërë i dhunshëm dhe kishte filluar të konsumonte sasi të mëdha alkooli.

Denoncimi i fundit ishte bërë më 7 maj të këtij viti.

Pas denoncimit u urdhërua një ekspertizë mjeko-ligjore për 40-vjeçaren, të cilës iu dhanë informacione, udhëzime dhe materiale të printuara, për të marrë, nëse dëshironte, ndihmën e nevojshme nga organet kompetente.

Përveç kësaj, ajo u informua për mundësinë e instalimit të aplikacionit “Panic Button” në celularin e saj dhe iu dha një kod për të hyrë në aplikacionin në fjalë. Në të njëjtën kohë, ajo u informua për mundësinë e transferimit të saj në një strukturë pritëse dhe deklaroi se nuk dëshiron.

“Babi vrau mamin”, ka bërtitur vajza e 40-vjeçares

Një qytetare e Menidit është tronditur kur ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe përveç vitkimës ka parë edhe vajzën e 40-vjeçares në gjendje shoku.

Ajo po fliste në telefon duke thënë se babai i saj i kishte vrarë nënën.

“Një vajzë e vogël erdhi këtu në vendin e ngjarjes, dhe tha se ‘ndoshta është nëna ime’, ndërsa ajo qante dhe bërtiste”, thotë dëshmitarja.

“Ajo tha se mamaja e saj nuk shkoi në punë sot dhe pasi tregoi fotografinë në polici u tha se babai i saj e vrau atë”, shtoi gruaja.

Siç pohon banorja, çifti së fundi kishte blerë një shtëpi në këtë zonë.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion