Vrasja e Renis Dobrës, Petrit Çakrri dhe Fation Bushgjokaj transferohen në Tiranë

Aktualitet

Vrasja e Renis Dobrës, Petrit Çakrri dhe Fation Bushgjokaj

Petrit Çakrri dhe Fation Bushgjokaj, të arrestuarit për vrasjen e 23 vjeçarit Renis Dobra, janë transferuar në paraburgimin e burgut 313 në Tiranë.

U raportua se pasi gjykata e Dibrës vendosi ditën e djeshme masën e sigurisë arrest me burg për Çakrrin dhe Bushgjokajn, ata janë transferuar tek 313.

Mësohet se transferimi i tyre është bërë për shkak se nuk mund të dërgoheshin në Burrel, për arsye se mund të ketë të afërm të 23-vjeçarit Dobra që punojnë në institucionin e burgut të sigurisë së lartë të qytetit të Burrelit.

Kujtojmë se për vrasjen e Renis Dobrës nën akuzë janë edhe dy vëllezërit Aleksandër e Kristi Bushgjokaj, të cilët janë shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi dyshohet se janë larguar jashtë vendit nërpërmjet Kosovës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion