Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Gjykata e Durrësit liron nga burgu Arbër Paplekajn!

Aktualitet

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Gjykata e Durrësit liron nga burgu Arbër

Arbër Paplekaj, i dënuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit ngjarje e ndodhur më 21 Prill të 2021 në qytetin e Elbasanit, katër ditë para zgjedhjeve parlamentare, është liruar nga qelia.

Gjykata e Durrësit mori për shqyrtim kërkesën e Arbër Paplekajt dhe vendosi lirimin e tij me kusht nga qelia.

Në kërkesën e tij, ish-efektivi i RENEA-s kishte argumentuar se ka kryer pjesën më të madhe të dënimit.

Arbër Paplekaj u dënua nga Gjykata e Elbasanit me 22 vite burg për akuzën e vrasjes në rrethana cilësuese, por kishte pretenduar se krimin e kreu për vetëmbrojtje.

Ndërkohë Gjykata e Apelit me një vendim të datës 1 korrik 2024, e ka dënuar me 7 vite burg ish-efektivin e RENEA-s.

Togat e zeza ndryshuan akuzën ndaj tij nga “Vrasje në rrethana cilësuese” në “Vrasje në kushtet e tronditjes psikike”.

Po kështu, Apeli në atë kohë dha pafajësi për 6 efektivët e “Shqiponjave” Dedion Duraku, Pëllumb Biçaku, Erion Balla, Erion Meçja, Donald Dedja dhe Besmir Kadiu.

Për ta, Gjykata e Elbasanit kishte dhënë dënimin me 16 muaj shërbim prove. Të pafajshëm u shpallën edhe dy ish-zëvendësdrejtorët e Policisë së Elbasanit, Albert Nushi dhe Nikollaq Palla për të cilët Gjykata e Elbasanit kishte dhënë nga 1 vit shërbim prove për secilin.

NGJARJA

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, përkrahës i PS, ndodhi më 21 prill 2021, 4 ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021.

Ngjarja ndodhi pas përplasjes mes shtabeve elektorale, ku struktura informale e ngritur PD-ja për të mbrojtur votat ndaluan makinën e Mehmet Greçës, pasi ai kishte në mjet jo vetëm para për të shpërndarë për blerje votash, por madje edhe listat e zgjedhësve.

Ky i fundi u tha se thirri në ndihmë Pjerin Xhuvanin, i cili mbërriti aty dhe fatkeqësisht humbi jetën në atë shkëmbim zjarri. Policia dhe prokuroria e Elbasan thanë se gjithçka ndodhi pas një sherri verbal mes palëve ku u vra Xhuvani dhe u plagosën 4 persona të tjerë, Paulo Vuksani, Emiljano Prenga, Eltjon Bodinaku dhe Xhensila Sota.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion