Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Apeli dënon me 7 vite burg Arbër Paplekajn, policët shpallen të pafajshëm

Gjykata e apelit të juridiksionit të përgjithshëm shpall vendimin për Arbër Paplekaj.
Paplekaj u shpall fajtor për vrasjen e Pjerin Xhuvanit për akuzën e vrasjes në tronditjes psikike dhe e dënoi me 7 vjet burgim.
Apeli dha vendim ndryshe nga shkalla e parë që e kishte dënuar me 22 vjet.
Ndërkohë policët janë shpallur të gjithë të pafajshëm.
Arbër Paplekaj nisi një përballje të gjatë me drejtësinë dhe nuk pranoi asnjëherë akuzën, duke pretenduar se gjithçka kishte ndodhur në kushtet e vetëmbrojtjes, pasi njerëzit që shoqëronin mjekun Pjerin Xhuvani - disa janë edhe sot në kërkim - kishin hapur zjarr të parët me armë.
Provat dhe faktet e mbledhura prej avokatit të tij dhe ekspertëve që caktoi Gjykata e Apelit në Tiranë, kanë arritur të bindin togat e zeza për uljen e dënimit në 7 vite burg në total. Arbër Paplekaj ka në paraburgim prej vitit 2021 dhe i sipas ligjit, do të qëndrojë në qeli dhe më pas se 3 vite.

