Vrasja e Martin Canit, kalon për gjykim çështja ndaj Mario Përlleshajt!

Aktualitet

Vrasja e Martin Canit, kalon për gjykim çështja ndaj Mario

Gjykata e Tiranës kaloi për gjykim dosjen e 14 vjeçarit të akuzuar si autori i vrasjes së nxënësit të shkollës "Fan Noli" Martin Cani. Ndaj adoleshentit rëndon akuza e vrasjes në rrethana cilësuese.

Në seancën e sotme që ishte paraprakja, ishin të pranishëm dhe prindërit e 14-vjeçarit, Engjell dhe Florina Cani, si edhe shoku i plagosur me prindërit e tij. Gjykata e Tiranës nuk pranoi kërkesën për gjykim të shkurtuar. Në sallë psikologia Lindita Hoxha është shprehur se është dakord që të vijojë gjykimi i zakonshëm për shqyrtim me të detajuar të çështjes në themel.

Jashtë seancës shoku i Martinit, Luis Meçe u shpreh shkurtimisht se ata kërkojnë drejtësi.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion