Vrasja e Martin Canit, familjarët mbërrijnë në gjykatë! Seanca ndaj Mario Përlleshajt mbahet me dyer të mbyllura

Aktualitet

Vrasja e Martin Canit, familjarët mbërrijnë në gjykatë!

Në Gjykatën e Tiranës, po mbahet sërish seanca paraprake me dyer të mbyllura ndaj Mario Përlleshajt, që akuzohet për vrasjen e Martin Canit, raporton gazetarja Anila Hoxha.

Në seancë, të pranishëm janë familjarët e Martinit të ndjerë, bashkë me shokun e tij, Luisin, që mbeti i plagosur në ngjarjen e rëndë që tronditi vendin në nëntor të vitit të kaluar.

Muajin e kaluar, përmes avokatit mbrojtës, Mario Përlleshaj dorëzoi kërkesë në Gjykatën e Apelit për zëvendësim mase sigurimi personal. Pas shqyrtimit, Gjykata e Apelit në Tiranë rrëzoi kërkesën.


14-vjeçari ndodhet në institucionin e Kavajës, ndërsa edhe në muajin dhjetor kundërshtoi masën e dhënë “arrest në burg”. Më 17 dhjetor, Gjykata e Apelit në Tiranë la në fuqi masën “arrest në burg” ndaj tij.

Martin Cani u vra më 18 nëntor pak metra larg shkollës “Fan Noli” në kryeqytet. Nga sherri mbeti i plagosur edhe shoku i tij, Luis Meçja.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion